Kurti: Po jetojmë në një epokë të rrezikshme, siguria e stabiliteti në SHBA, veçanërisht të rëndësishme për Kosovën

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij në mbledhjen e sotme të partisë duke përmendur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trumpt.

“Sot u shokuam nga tentim-vrasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump”, tha Kurti, duke shtuar se “dhuna politike është e papranueshme”.

Kurti tha se “qartazi jetojmë në një epokë e cila nuk është veçse e vështirë, por edhe e rrezikshme”.

“Demokracia dhe siguria dhe stabiliteti në SHBA janë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, e veçanërisht në Republikën e Kosovës”, tha Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy