Kurti thotë se qeverisja e tij është arsye jo vetëm për të mos e lënë vendin, por që edhe mërgimtarët të kthehen në Kosovë

by Nexhat

Nga mbledhja e partisë së tij, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij iu ka dhënë qytetarëve arsye jo vetëm që të mos largohen nga vendi, por edhe mërgimtarëve për t’u kthyer e për të jetuar në Kosovë,

Kurti tha se në qeveri “shumë punë e angazhim gjatë këtyre ende më pak se 4 vjet është bërë”.

banner

Ai tha se punuan shumë e mençur “për sukseset të cilat kanë dalë në dritë tek sivjet”.

“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe”, u shpreh Kurti, ndërsa iu bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

“Ejani përsëri për pushime verore në Kosovë. Ejani edhe për pushime jashtë stinës së verës. Ejani edhe për punë e kthehuni në vendlindjen tuaj dhe në Kosovën tuaj të dashur”, iu tha Kurti mërgimtarëve.

Ndërmarrësit, Kurti i ftoi të investojnë.

“Juve që jeni ndërmarrës, ju themi investoni që të fitoni, jo sikur dikur, kontribuoni duke sakrifikuar, sepse Kosova po zhvillohet e po përparon. Bashkëatdhetarët janë pjesë e këtij suksesi e bashkë këtë edhe mund ta rrisim më tej, edhe ta përshpejtojmë gjithsesi”, tha Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy