Akademiku serb: Kosova de facto u pavarësua para 25 vitesh, jam pro saj në OKB

by Nexhat

Akademiku serb, Nenad Kostiq, ka thënë se Kosova u bë de facto e pavarur 25 vjet më parë, ndërsa gjashtëmbëdhjetë vjet më parë shpalli pavarësinë.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Fonet”, i pyetur nëse zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të arrihet përmes konferencës apo dialogut ndërkombëtar, Kostiq tha se gjatë historisë konferencat ndërkombëtare dhe konferencat e paqes janë organizuar shpejt pas përfundimit të luftës dhe se tani është tepër vonë për një gjë të tillë

banner

“Kosova u bë de facto e pavarur 25 vjet më parë. Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë shpalli pavarësinë. Rruga e mëtutjeshme e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shumë e ngushtë. Unë nuk shoh nevojën për një konferencë të madhe. Kjo duhet të merret vesh nga pushtetarët në Prishtinë dhe Beograd, natyrisht, nën kujdesin e fuqive të forta”, shtoi Kostiq, raporton media serbe “Danas”.

Ai thotë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “është një iniciativë e dy vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian për të zgjidhur përfundimisht statusin e Kosovës dhe që Serbia të pajtohet me fqinjët e saj sa më shumë që të jetë e mundur dhe përfundimisht një ditë të bukur t’i bashkohet BE”.

I pyetur për konfliktin e ngrirë, ai tha se konflikti nuk është i ngrirë, por po digjet dhe se problemi me çdo konflikt të tillë është se ai mund të shkrihet.

“Një konflikt i ngrirë është një fuçi baruti që pret vetëm ndezjen e fitilit”, paralajmëroi Kostiq, duke shtuar se ata që e mbrojnë atë ide fantazojnë se gjithçka do të funksionojë në favor të tyre në të ardhmen, por se ai është kundër një konglomerati të ngrirë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy