Dumani në Kuvend: Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë punën e përditshme të SPAK

by Nexhat

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK, se Prokurorët e Posaçëm në punën e tyre nuk ndikohen nga presionet, shpifjet apo thashethemet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me çështjen e inceneratorëve, Dumani tha se çështja është komplekse por Prokuroria e Posaçme po kryen hetime intensive. Sipas tij, SPAK po heton rolin e çdo personi që rezulton i përfshirë te afera e inceneratorëve

Hetimet që kryen SPAk, tha Dumani, janë shteruese dhe nuk lënë hapësira për dyshime

banner

 Altin Dumani i përgjigjet Flamur Nokës: Jeni kallëzues, jeni i ftuar të bëni kërkesë për informacion sa i takon fatit të kallëzimit tuaj, nëse është regjistruar kallëzim penal apo jo. Janë çështje hetimi. Hajde bëj kërkesën për informacion. Ka një hetim paraprak, po kryhen veprimet e nevojshme, hetimi është kompleks, SPAK po heton rolin e çdo personi të përfshirë. Zhvillimet e ditëve të fundit, për arsye të sekretit hetimor jemi të kufizuar në dhënien e informacionit. Hetimi është i gjatë, kërkon marrje informacioni, administrimin e provës. Hetimi shterues është detyrim ligjor. Procesi kërkon hapësirën e duhur për të vepruar. Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë në punën tonë të përditshme. Hetimi objektiv do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy