Duhet të jetë vetëm çështje kohe para se të shohim Mikel Merino në një skuadër tjetër. Mesfushori i Sociedad, heroi i kualifikimit të Spanjës ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, mbrëmë festoi triumfin në finalen e Europianit
Merino pëlqehet nga disa skuadra dhe destinacioni i tij i mundshëm është larg baskëve. Emri i tij ka përfunduar në Premier League, më saktësisht te Arsenal, me “gooners” që duan të përforcohen në repartin e mesit të fushës
Mikel Merino ka një kontratë ekzistuese që skadon në vitin 2025, spanjolli dëshiron të transferohet në një ekip të madh, e vërteta ështe se trajneri i Arsenalit Arteta ka kontaktuar Sociedadin.
Anglezët janë gati t’i dyfishojnë pagën (3.2 milionë në vit) për të nënshkruar një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2027, me opsionin për një vit më shumë. Një ofertë që tejkalon mundësitë e Barcelonës, çka bën që operacioni të jetë i arritshëm për londinezët