Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij lajmi i është gëzuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ish-ministri Hoxhaj tha se është takuar së fundmi me kandidatin Vance dhe i njëjti i kupton thellë sfidat ballkanike dhe evropiane.
“I ngazëllyer kur shoh zgjedhjen e Presidentit Trump, James David Vance si kandidat për zëvendës të tij! Pasi e kam takuar së fundmi në Mynih, mund të garantoj për kuptimin e tij të thellë të sfidave ballkanike dhe evropiane. Depërtimi dhe udhëheqja e tij janë pikërisht ajo që na nevojitet në këto kohë të trazuara”, shkruan Hoxhaj
Thrilled to see President Trump choose@JDVance1 as his VP candidate! Having recently met him in Munich, I can vouch for his deep understanding of Balkan and European challenges. His insight and leadership are exactly what we need in these turbulent times