Kastrati – Kurtit: Tu kanë hapë vrimat në katër anët, po ta rrjedhë si shoshë

by Nexhat

Deputet e PDK-së, Ardian Kastrati, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se kryeministri Kurti e ka nisur fushatën zgjedhore, pasi sipas tij po banalizon të vazhdojë mashtrimin me ata që ai vetë i quajti “analfabetë funksionalë”.

“Po flet për “vrima” e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në veri që mos me u merr trushpërlarët me vrimat e tij por me shtrirjen e sovranitetit  (përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it). Hajde flasim edhe ne me gjuhën e tij banale”, ka shkruar Kastrati.

Teksa ka përmendur “vrimat”, që sipas tij janë korrupsion nga ana e Qeverisë Kurti, i ka renditur ato

“Pra, me vrima: P.sh. – deputeti i tij Halil Thaçi posa ja hapi edhe një vrimë për rrjedhje me tokat në Shipitullë; – Vrima e madhe SANKSIONE 500 milionë; -Hajrullah Çeku vrimë për rrjedhje vetës; -Vrima në Rezervat shtetërore me rrjedhje milionëshe; -Super rrjedhjet me 240 milion euro nga vrimat me kontratat – njëburimore; -Milionat Martini; -Milionat në KEK; – Disa në hetime nga kabineti qeveritar për shkak që ju kanë rrjedh vrimat kogja shumë; Etj. Pra, nëse flasim për vrima, këtij po ja rrjedh në të gjitha anët si shoshë”, ka shkruar tutje Kastrati në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy