LDK-ja bën marrëveshje për koalicion me AAK-në në Prishtinë

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) ka arritur marrëveshje për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë.

AAK-ja në qeverisjen në Prishtinë do t’i ketë tri drejtori, atë të Administratës, atë të Sportit si dhe Drejtorinë e Mobilitetit. 

banner

Në pozitën e drejtoreshës së Administratës është emëruar Valbona Ajeti, ndërsa në atë të Sportit Kushtrim Mushica. 

Drejtori i Mobilitetit pritet të emërohet ditëve në vijim. 

Për këtë Komuna e Prishtinës ka njoftuar me anë të një komunikatë dërguar mediave. Aty thuhet se institucioni i kryeqytet ka bërë një ristrukturim me qëllim të rritjes së efikasitetit të realizimit të projekteve. 

“Kjo është bërë në frymën e ftesave të vazhdueshme të Kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama për bashkëqeverisje më të gjerë në të mirë të transformimit të kryeqytetit. Për shkak të rëndësisë së planifikimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Fshatit Olimpik, si dhe rritjes së vëllimit të punës në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor me procesin e digjitalizimit përmes E-Leja, Arbër Sadiki do të përqendrohet në pjesën e planifikimit ndërsa z. Florent Maliqi do të mbulojë fushën e urbanizmit në veçanti të aspekteve ligjore dhe zbatimit të E-Leja”, thuhet në komunikatë. 

“Gjithashtu, ekipit sot i janë bashkuar Valbona Vitija-Ajeti dhe Kushtrim Mushica për të udhëhequr punën në drejtoritë e administratës, përkatësisht të sportit. Bardh Krasniqi do të vazhdojë punën me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojërave Mesdhetare 2030 bashkë me Vigan Kastrati”, thuhet tutje në komunikatë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte larguar nga koalicioni me LDK-në, në shkurt të këtij viti.

Këtë e kishte bërë pak minuta pasi që në Kuvendin Komunal ishte është votuar për anulimin e vendimit për këmbim të pronave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy