Një nga linjat hekurudhore më të ngarkuara në Gjermani, në shtrirje prej 70 kilometrash midis Frankfurtit dhe Mannheimit, do të mbyllet për pesë muaj duke filluar nga e hëna, pasi shteti po synon rikthimin në formë të rrjetit i cili po ka probleme të vazhdueshme.
Operatori shtetëror hekurudhor “Deutsche Bahn” është duke mbyllur itinerarin deri më 14 dhjetor dhe planifikon një rregullim të plotë të binarëve, stacioneve dhe infrastrukturës tjetër.
Më shumë se 300 trena në ditë përdorin shtrirjen, pjesë e një itinerari kryesor veri-jug që lidh Hamburgun dhe Këlnin me Shtutgartin dhe Bazelin në Zvicër, dhe shpesh kanë vonesa të cilat shkaktojnë efekte negative diku tjetër në rrjet.
Gjatë mbylljes, të gjithë trenat rajonalë në itinerar do të zëvendësohen me autobusë, ndërsa shërbimet në distanca të gjata do të devijohen përmes linjave më të ngadalta.