Presidentja mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (Video)

by Merita

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh mërgimtarëve përmes një videoje të postuar në Instagram, e cila shfaq disa pjesë të Kosovës.

Ajo thotë se ata që jetojnë në diasporë janë zemra dhe shpirti i Kosovës, e poashtu iu bëri thirrje të vijnë sa më shumë në atdheun e tyre.

banner

“Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju”, thotë ndër të tjera presidentja .

Ky është mesazhi i plotë i Osmanit:

Mërgatë e dashur, motra e vëllezër, sa herë të ktheheni në atdheun tuaj, ju ktheheni te familjet tuaja, të të dashurit tuaj, te kujtimet tuaja, te toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën.

Bujaria dhe përkushtimi juaj për atdheun është i jashtëzakonshëm. Malli për Kosovën është një lidhje që na bashkon, kudo që të na çojë jeta. Kthimi juaj këtu forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë. Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju. Përvojat, aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur. Ju ktheheni në vatrat tuaja Ju ktheheni në Kosovën tuaj, atdheun tuaj shpitëror. Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës.

https://www.instagram.com/reel/C9bxtt0IDS5/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy