Një qytetar nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës, më datën 12 korrik rreth orës 19:00, në një parking të një objekti në Ferizaj, kishte gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Sipas njoftimit, qytetari G. Stankoviç menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit, në prani të policisë, sot me 15.07.2024 pronarit i kthehen paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Stankoviç për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.