28
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka publikuar një foto që kujton premtimet e Vetëvendosjes në Bujqësi.
Sipas Selmanajt, qeveria Kurti po tenton të përvetësojë faktin që Kosova ka dhënë rendimente të larta në bujqësi
“Në parim, qeveritë përgatisin strategji, ndërmarrin veprime dhe pastaj presin rezultate. Kjo qeveri tenton të përvetësojë edhe faktin që këtë vit toka e Kosovës ka dhënë rendimente të larta, por pa treguar se çfarë ka bërë ndryshe. Sepse nuk ka bërë ASGJË” shkruan Selmanaj në reagim.