Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur deklaratave për boshatisje të plazheve në jug.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë tregon me pamje plazhin plot me pushues në ishullin e Sazanit.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Këtë sezon veror është vërejtur deri më tani një ulje e numrit të turistëve në vend. Sipas deklaratave të operatorëve turistikë çmimet e larta vlerësohen si një ndër arsyet se pse jugu i vendit nuk po përjeton bumin e turizmit këtë sezon veror.