Bayern Munich po përgatitet që të bëjë goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar veror për ta kompletuar përfundimisht ekipin para fillimit të sezonit të ri.
Bayerni, që dështoi të fitojë një trofe sezonin e kaluar, tashmë e kanë përforcuar ekipin e tyre para sezonit 2024/2025, që do të udhëhiqet nga trajneri i ri Vincent Kompany.
Michael Olise dhe Joao Palhinha që të dy u mirëpritën nga gjiganti bavarez në ‘Allianz Arena’ si transferimet e spikatura të verës. Hiroki Ito gjithashtu u transferua tek Bayerni nga Stuttgarti në një transferim që shumëkush e cilësoi si ‘të papritur’.
Ekipi i Kompanys nuk synon të ndalet më kaq dhe gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se gjiganti i Bundesligës po mundohet të nënshkruajë me dyshen Desire Doue dhe Xavi Simons
Doue i cili u paraqit për Rennesin sezonin e kaluar ka tërhequr gjithashtu interesimin edhe të PSG-së, të cilët shpresojnë ta mbajnë atë në Ligue 1. Bayerni kishte dërguar një ofertë në drejtim të Rennesit për 19-vjeçarin, por që ajo ishte refuzuar menjëherë.
Simons, ndërkohë, ishte në radarin e PSG-së tash e sa kohë, por transferimi i tij diku tjetër është një opsion më i mundshëm.
21-vjeçari i cili shënoi për Holandën ndaj Anglisë në duelin e gjysmëfinales në Euro 2024, është lidhur me një transferim tek Manchester United.
Por ‘Djajtë e Kuq’ do të përballen me konkurrencë të ashpër nga Bayerni, të cilët po ashtu janë në garë për shërbimet e tij.
Gjiganti gjerman nuk e sheh atë vetëm si një sulmues krahu por edhe si një ‘10’ dhe do të synonin ta aktivizonin përkrah Jamal Musialas dhe Joao Palhinhas.