Begaj vendosi lule në varrezën monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, vijnë reagimet nga Greqia

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte këtë të hënë në Konispol, ku pas një sërë aktivitetesh, vendosi edhe një kurorë me lule në varrezën monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, gjest ky i keqinterpretuar nga mediat greke.

“Ky memorial ju është kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945”, shkruan zyra e shtypit të presidentit Begaj.

banner

Megjithatë, në Athinë ky gjest ka gjetur një hapësirë më të madhe interpretimi, në një artikull të gazetës “Prototema”, e cila e quan këtë “sfidë” të re nga Tirana: Presidenti shqiptar në eventin për “gjenocidin e çamëve”.

Gazeta e sheh si karshillëk këtë veprim, duke shtuar se deri më tani vetëm disa përfaqësues partiakë kanë marrë pjesë në këto aktivitete që kultivojnë nacionalizmin antihelen në Shqipëri, të cilat organizohen çdo vit nga (PDIU) dhe “Shoqata Patriotike e Çamërisë”, raporton “Euronews.al”.

Gazeta akuzon kryeministrin Edi Rama se po e përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri, ku shkruan:

“Në një kohë kur tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mbetet, pavarësisht lejes gjashtëditore që i dha Fredis Beleris për t’u betuar në Parlamentin Evropian, Tirana shfaq humorin e saj duke e ngritur çështjen e Çamërisë në nivelin më të lartë”.

Artikulli mbyllet duke kujtuar takimin e kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Athinë, të cilin e quan një miting parazgjedhor e në këtë mënyrë Rama merr votat e çamëve dhe njëkohësisht gjen një levë presioni ndaj Greqisë. /euronews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy