Ekonomia e Kosovës në krizë: Ndërmarrjet Publike me performancë negative gjatë vitit 2023

by engel

Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile CorrWatch ka publikuar rezultatet e një raporti ku janë paraqitur performancat financiare të ndërmarrjeve publike të Kosovës. Sipas këtij raporti vërehet se ndërmarrjet publike pavarësisht investimeve të milionave të marra si subvencione nga qeveria e Kosovës, ato kanë vazhduar të përformojnë negativisht.

Një performancë dhe trend pozitiv në përmirësimin e performancës financiare por që vazhdon të jetë në krizë vërehet tek Telekomi i Kosovës, e cila ndërmarrje ka shënuar një fitim prej 7 milionë eurove gjatë vitit 2023. Një ulje e ndjeshme e shpenzimeve tek kjo ndërmarrje vërehet veçmas tek kategoria e pagave. Po ashtu, për dallim nga disa ndërmarrje tjera, Telekomi nuk ka pranuar subvencione nga Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2023.

banner

Ndërkaq, performancë më të dobët gjatë vitit 2023 kishte ndërmarrja Trepça, me rreth 5.4 milionë euro humbje. Vlenë të theksohet, se kjo ndërmarrje kishte përfituar edhe rreth 8.4 milionë euro si subvencione nga Qeveria e Kosovës në po atë vit.

Po ashtu, rënie e ndjeshme e fitimit gjatë vitit 2023 vërehet tek Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që kryesisht vie si rezultat i rënies së vlerës së energjisë elektrike të eksportuar nga KEK. Por, niveli i fitimit vjetor të KEK në vitin 2023 është më i ulët edhe se në vitet e mëhershme.

Të dhënat e publikuara janë në kuadër të projektit Corrëatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy