Kurti -Rama s’takohen, Sveçla e Balla po e luftojnë migracionin e paligjshëm

by Nexhat

Raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama janë ftohur pasi qe një kohë ata nuk kanë pasur takim zyrtar me njëri-tjetrin, mirëpo dy ministrat e tyre, Xhelal Sveçla dhe Taulan Balla po takohen shpesh.

Sveçla pak më parë ka njoftuar se është takuar me Taulant Ballën dhe me menaxhmentin e policive të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kënaqësi si gjithmonë të takohem me mikun dhe homologun tim Taulant Balla në Tiranë dhe me menaxhmentin e Policive të dy shteteve tona, pak para Takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.”

Ata kanë diskutuar për “rezultatet përbashkëta të arritura në kuadër luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizion i yni për një rajon më të sigurt”

Sveçla ka thënë se janë dakorduar për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.

Ai tha se takimi i radhës së Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm do të mbahet në Prishtinë.

“Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy