Mbyllen dy pompa derivatesh të “NIS petrol” në Veri, Elshani: Policia i Asistoi AKP’s dhe ATK’së

by Nexhat

Inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë ia kanë vënë shiritin dy pilave të pompës së benzinës ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës.

Njëra  gjendet në daljen nga pjesa veriore e Mitrovicës, kurse pika tjetër në Zubin Potok.

banner

Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për KoSSev se pompën e kanë vizituar sot zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe nga Administrata Tatimore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës

Ai nuk ka mundur të japë më shumë detaje për arsyen e mbylljes së kësaj pompe karburanti, duke thënë se policia e rajonit të Veriut po i jepte ndihmë vetëm Agjencisë së Privatizimit.

“Me sa dimë, (pompa) është e mbyllur”, deklaroi ai shkurt.

Në ndërkohë këtë lokacion e kanë vizituar edhe pjesëtarët e EULEX-it

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy