“Politico”: Scholzi në një takim të rrallë me Vuçiqin e izoluar për marrëveshjen e litiumit

by Nexhat

Pas vitesh në izolim diplomatik, presidenti serb Alleksandar Vuçiq është duke u katapultuar sërish në qendër të vëmendjes politike falë oreksit të pangopur të Bashkimit Evropian – dhe veçanërisht të Gjermanisë – për lëndët e para të nevojshme për të ndërtuar automjete elektrike.

Kancelari gjerman Olaf Scholz planifikon të udhëtojë në Beograd të premten për një vizitë të papritur për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis BE-së dhe Serbisë për importimin e mineraleve, përfshirë litiumin, që janë kritike për tranzicionin digjital dhe të gjelbër të BE-së, kanë konfirmuar për “Politico” tre njerëz që janë të njohur me përgatitjet – të cilët kërkuan anonimitetin pasi nuk u lejuan të flisnin publikisht, .

banner

Vuçiqi më parë kishte qenë i izoluar kryesisht mes liderëve evropianë për shkak të flirteve të tij të diskutueshme me Rusinë dhe Kinën, tensionet me Kosovën dhe akuzat për mashtrime zgjedhore.

Gjermania, si prodhuesi më i madh i makinave në BE, ka një interes të madh në sigurimin e litiumit – veçanërisht brenda Evropës për të reduktuar varësinë e saj nga Kina. Sidoqoftë, është e pazakontë që Scholz të bëjë një udhëtim si ky në një njoftim kaq të shkurtër. Zyra e tij nuk pranoi të komentonte.

Qeveria e Serbisë njoftoi të martën se do të rifillonte punën në një projekt të diskutueshëm të minierave të litiumit, pas një vendimi të gjykatës kushtetuese javën e kaluar që përmbysi një anulim të mëparshëm të operacionit të minierës.

Qeveria e mëparshme në Beograd ndaloi projektin dhe anuloi licencat e dhëna gjigantit të minierave britaniko-australiane “Rio Tinto” pas protestave masive më shumë se dy vjet më parë.

Në ceremoninë e nënshkrimit pritet të marrë pjesë nënkryetari i Komisionit Evropian Marosh Shefçovich, thanë dy nga njerëzit me të cilët foli POLITICO.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen kishte menduar t’i bashkohej udhëtimit, por pjesëmarrja e saj është e pasigurt duke pasur parasysh se ajo ende duhet të fitojë në Parlamentin Evropian të enjten për t’u konfirmuar për një mandat të dytë.

KE-ja nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Shefçovich tha në maj se një marrëveshje e litiumit me Serbinë mund të finalizohej “në një periudhë të shkurtër kohore”.

Miniera e Jadarit, pranë qytetit të Loznicës në Serbinë perëndimore, mban disa nga rezervat më të mëdha të litiumit në Evropë. Vuçiqi i tha “Financial Times” muajin e kaluar se miniera, e cila ai pret të hapet në vitin 2028, do të prodhonte 58,000 tonë litium në vit. Kjo do të ishte e barabartë me 17 për qind të prodhimit të automjeteve elektrike në Evropë ose 1.1 milion makina.

OJQ-të mjedisore dhe banorët e Loznicës kanë paralajmëruar se ndërtimi i minierës mund të çojë në shkatërrimin e habitatit dhe ndotjen e ujit. Shumë kanë frikë gjithashtu nga zhvendosja e mundshme e banorëve në zonë.

Radomir Lazoviq, bashkëkryetar i partisë opozitare Serbe të Gjelbër-Frontit të Majtë, tha për POLITICO se miratimi nga gjykata kushtetuese për minierën ishte i lidhur me ndikimin politik.

“Në një vend ku institucionet nuk funksionojnë, vidhen zgjedhjet, Gjykata Kushtetuese punon si me urdhër”, tha Lazoviq, “është e vështirë të imagjinohet që të njëjtat institucione do të mbrojnë interesat e qytetarëve kur bëhet fjalë për mjedisin, dhe veçanërisht projekte të tilla me rrezikshmëri të lartë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy