Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

by Nexhat

Real Madridi ka ndërmarrë hapa konkret drejt transferimit të top yllit të Liverpoolit sipas raportimeve të fundit.

Liverpooli ende nuk ka bërë ndonjë blerje që prej emërimit të Arne Slot në stol, i cili e zëvendësoi Jurgen Kloppin

Dhe emrat si Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk janë lidhur me një largim nga ‘Anfied’ këtë verë, për të mos e përmendur Trent Alexander-Arnold të cilit i skadon kontrata në 2025.

Ai ende nuk ka nënshkruar kontratë të re dhe gazetari gjerman Christian Falk raporton se Real Madridi ka përshpejtuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Alexander-Arnold

Kontaktet raportohet se janë bërë dhe ylli i Liverpoolit besohet se është i interesuar të transferohet tek gjiganti spanjoll.

25-vjeçari e ka kaluar të gjithë karrierën profesionale tek Liverpooli që prej se u promovua në ekipin e parë nga akademia e të rinjve.

Debutimi i tij me ‘Të Kuqtë’ erdhi në vitin 2016 dhe që prej atëherë ai numëron 310 paraqitje me fanellën e tyre në të gjitha garat.

Por ka thashetheme të shumta se ai mund të marrë vendimin që t’i jap fund aventurës së tij tek Liverpooli, pasi bisedimet për kontratën e re kanë ngecur.

Ai pra do të mbetet lojtarë i lirë në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo e ka bërë Real Madridin që ta konsiderojë si opsion

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy