Senatori demokrat i New Jerseyit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza lidhur me një skemë ku thuhet se ai merrte ryshfet, përfshirë shufra ari dhe një makinë të tipit Mercedes-Benz, në këmbim për t’i ndihmuar qeveritë të huaja.
Menendez, që dikur ishte udhëheqës i Komitetit të Fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tani do të përballet me dekada në burg, teksa ligjvënësitë demokatë i kanë bërë thirrje atij që të tërhiqet nga Kongresi.
“Senatori Menendez duhet të bëjë tani atë që është e drejtë për zgjedhësit e tij, Senatin dhe vendin tonë, të japë dorëheqjen”, tha kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, shkruan BBC,
Në rastin e Menendez, akuzohen edhe dy biznesmenë, Wael Hana dhe Fred Daibes, të cilën thuhet se i kërkuan senatorit në mënyrë të paligjshme që ta ndihmojë qeverinë egjiptiane e edhe për të siguruar miliona dollarë nga një fond investimesh nga Katari.
Gjatë gjyqit, prokurorët u mbështetën në dëshmitë e ekspertëve, emailet dhe mesazhet me tekst të Menendez për të treguar se senatori pranoi shpërblime të mëdha nga qeveritë e huaja.
Prokurorët bënë të ditur se dhuratat përfshinin shufra ari në vlerë prej 100 mijë dollarëve, teksa agjentët e FBI-së thanë se kishin gjetur më shumë se 480 mijë dollarë para të gatshme brenda shtëpisë së Menendez.
Në këmbim të ryshfetit, prokurorët thanë se Menendez ndihmoi në sigurimin e miliona dollarëve të ndihmave nga ShBA-ja për Egjiptin, ku Wael Hana kishte lidhje me zyrtarë qeveritarë.