Vritet një ushtar i Maqedonisë së Veriut

by Merita

Prokuroria Publike do të zhvillojë hetime kundër 21-vjeçarit i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar të Maqedonisë së Veriut në qytezën Makedonski Brod.

Sipas njoftimit, i dyshuari me pushkë gjuetie ka qëlluar dje ushtarin profesionist 31 vjeçar në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerc.

banner

Shkak i vrasjes është bërë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat.

Prokuroria ka kërkuar ndalimin e të dyshuarit.

“I dyshuari me dashje i ka marrë jetën një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerc, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut. Viktima është ushtar profesionist i ARM i moshës 31 vjeçare, por shkak i vrasjes është bërë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Shkupit./INA

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy