Shefi ekzekutiv i Atalantas, Luca Percassi, këmbëngul se klubi që ai drejton “kurrë” nuk e ka menduar shitjen e Teun Koopmeiners, që është objektiv i Juventusit.
Percassi foli për mediat të mërkurën gjatë konferencës për shtyp të nënshkrimit të ri, Ben Godfrey, qendërmbrojtës i Evertonit
Disa media në Itali pohojnë se Juventus tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Koopmeiners, por Atalanta nuk dëshiron të shesë për më pak se 60 milionë euro. Percassi, megjithatë, këmbënguli se mesfushori holandez nuk është fare në shitje.
Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Percassi tha se një shitje e mundshme e Koopmeiners “nuk ka qenë kurrë në planet e klubit” pasi holandezi “është thelbësor për klubin tonë”.
Koopmeiners u detyrua të humbasë EURO 2024 për shkak të një dëmtimi. Në mars, ai zbuloi se donte të largohej nga Atalanta në fund të sezonit
Juventusi ka vënë në treg disa lojtarë për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve dhe për t’i bërë një ofertë zyrtare Aalantas për mesfushorin holandez.
Gjigantët e Serie A kanë njoftuar tashmë dy mesfushorë të rinj qendrorë, Khephren Thuarm dhe Douglas Luiz, por Thiago Motta dëshiron të punojë edhe me Koopmeiners në sezonin 2024/25.