Biden konsideron largimin nga gara? Presidenti zbulon kushtin e tij për dorëheqjen nga përballja me Trump

by Nexhat

Joe Biden zbuloi arsyen e vetme që do ta bënte atë të largohej nga gara presidenciale pasi gjithnjë e më shumë demokratë vijojnë thirrjet që të tërhiqet

Ai tha se do të duhej që mjeku i tij personal t’i thoshte drejtpërdrejt se ai kishte një gjendje shëndetësore, e cila nuk do ta lejonte të garonte për Shtëpinë e Bardhë

banner

“Nëse do të kisha ndonjë gjendje mjekësore që do të shfaqej, nëse dikush, nëse mjeku do të vinte tek unë dhe do të më thoshte, ju keni këtë problem dhe atë problem”, tha Biden në një intervistë për BET neës.

Mjeku i presidentit, Dr. Kevin O’Connor, ka thënë se Biden, 81 vjeç, është i aftë mendërisht dhe fizikisht për të shërbyer si komandant i përgjithshëm

Megjithatë demokratët kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Bidenit për të shërbyer që nga performanca e tij në debat kundër Donald Trump

Biden ka ndryshuar në mënyrë të përsëritur kushtet se çfarë do të duhej që ai të tërhiqej.

Ai i tha ABC Neës se do ta braktiste vetëm nëse ‘Zoti i Plotfuqishëm’ do t’i thoshte të largohej nga gara.

Në intervistën e tij me Ed Gordon Biden të BET, për herë të parë tha se ai priste të ‘kalonte’ nga presidenca dhe ‘t’ia kalonte dikujt tjetër’ pas një mandati, por vendosi të kandidonte përsëri sepse besonte në ‘urtësinë’ e tij dhe përvoja do të ndihmonte në shërimin e vendit.’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy