Guardiola do të largohet nga City, të shohim ku do të “ankorojë”?

by engel

Pep Guardiola mund të lerë drejtimin e Manchester City.

Kjo të paktën sipas mediave angleze, që kanë zbuluar se karriera e Guardiolas mund të vijojë me kombëtaren angleze.

banner

Siç raporton gazeta britanike “Independent”, 53-vjeçari Pep Guardiola është një kandidat i nxehtë për postin e trajnerit të ri të Anglisë.

Megjithatë, spanjolli ka ende kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe dëshiron ta përmbushë atë.

Plani i Federatës Angleze është që një trajner i përkohshëm të marrë drejtimin e ‘3 Luanëve’ për të kaluar kohën deri në verën e ardhshme.

Kandidati kryesor aktualisht thuhet të jetë trajneri i U21, Lee Carsley. Më pas Guardiola mund të nisë si trajner i ri i “Tre Luanëve”.

Një gjë është e qartë, kapitulli i Manchester Cityt duket se do të përfundojë së shpejti për Guardiolën. Kontrata e spanjollit skadon pas sezonit të ardhshëm.

Në fund të majit, Daily Mail raportoi se ai do të largohej nga City me përfundimin e kontratës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy