Haziri- Kurtit: E kundërshton një Asociacion, po e pranon një Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës

by Nexhat

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti e kundërshtoi një Asociacion, por po e pranon një Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri vazhdoi kritikat duke thënë se tri vite gjatë mandatit të tij, Kurti ka thënë se herë ka marrëveshje me Serbinë e herë jo, pasi ajo nuk është nënshkruar.

Më tej, Haziri tha se presidentja Vjosa Osmani me garancione shtesë pas vendimit të qeverisë, ajo do ta dërgojë draft-statutin në Kushtetuese, sipas tij, ky është presioni më i madh ndaj Kurtit si kryeministër.

Shkrimi i plotë i nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri:

E kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës!

Tre vite vjet as Po e as Jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje se nuk ështe nënshkruar. Po ju duan juve e jo neve. Kemi draft-statut e më vonë thanë nuk kemi. Është dokument zyrtar i punuar nga tre ekspertë europianë, dërgon komentet me shkrim dhe në menyre zyrtare kthehen prapa e thonë është Non Paper dokument dhe pa autor.

Jo Gjykatën Kushtetuse të Republikës tonë, por Komisioni i Venecias si organ i pavarur dhe neutral. Jo draftit Europian, por një draft i ri në korniza të FES edhe atë për dhjetë ditë ishin të gatshëm ta bëjnë dhe me këtëfakt pranohet Zajednica.

Tani Presidentja Osmani me garancione shtesë dhe gatishmëri që pas vendimit të Qeverisë, ajo personalisht ta dërgojë në Gjykate Kushtetuse. Ky është hapi më i madh dhe më i zbardhur si presion ndaj Kurtit si Kryeministër, i cili duhet të veprojë. Atij po i kërkohet ta sjellin vendimin për Asociacion në Qeveri,

Presidentja e dërgon në Kushtetuse dhe EU/task forca e implemrton Zajednicën. Ndarje e re e detyrave. E kundërshtoi një Asociacion e po e pranon nje Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës. Në gjuhen e Kurtit i bie: Ju nuk e zbatuat Zajednicën, po ua sjell Pokrainën veriore të Kosovës!

P.S. Mërgimtarëve që u premtoi 3 milionë euro për kartonin e gjelbër e 10 milionë për kreditë për t’ua servisuar në kohën kur ata 1.2 milardë dërgojnë remitenca çdo vit Kosovës, nuk duhet me pritë që u jep asgjë tjeter pos Pokrainën në veri të vendit. Ata e duan Kosovën më shumë se premtimet e tij!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy