Hoti: 520 milionë euro u paguan për ndërmarrjet publike nga 2021, deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” janë mashtrim i Kurtit

by Merita

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se është ndalur “gjakderdhja financiare” dhe janë mbyllur “vrimat e buxhetit”. Hoti thotë se ky është mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-Guxo.

Sipas raportit të buxhetit për 2023 (faqe 29), për vitet 2021-2023 janë paguar 520 milionë euro për entitete publike (102 mil në 2021, 233 mil në 2022 dhe 185 mil në 2023), ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

banner

“Kurrë nuk janë shpenzuar kaq shumë mjete për ndërmarrjet publike. Me gjithë këto mjete do të mund të ndërtohej një bllok i ri energjetik në KEK, centrali me gaz, apo të përmbyllej projekti madhor i Ibër-Lepencit, për të cilin është iniciuar master plani në qeverinë paraprake”.

Hoti rikujton se disa herë ka bërë pyetje parlamentare në Kuvend, me shkrim dhe me gojë, për të parë listën e plotë të subvencioneve për ndërmarrjet publike. “As Ministri i Financave që është përgjegjës për buxhetin, e as Ministrja e Ekonomisë përgjegjës për ndërmarrjet publike, nuk kanë kthyer përgjigje”.

“Këta do të mbahen përgjegjës për këto abuzime me buxhetin, herët a vonë. Këta gjithmonë nuk do të jenë në pushtet për të pamundësuar qasjen e deputetit në mënyrën si shpenzohen taksat e kosovarëve. Auditori duhet me kujdes të analizojë këtë rrjedhje masive të buxhetit të shtetit”.

“Këto dhe çështje të tjera sot do të diskutojmë në Komisionin për Buxhet me Ministrin e Financave”, përfundon postimi i Hotit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy