ISTOG/Rrahje në një pishinë, dy persona përfundojnë në spital

by Nexhat

Një rrahje ka ndodhur sot pas orës 17:00 mes disa personave në një nga pishinat e Istogut.

Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se një nga personat e dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Pas orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, tha Rugova.

Lidhue me rastin tashmë kanë nisur hetimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy