Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim në selinë e PDK-së, Kyle Seeback, deputetin kanadez, bashkë me gruan e tij, Fluturën.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shtetit kanadez dhe Kyle, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit kosovar.
“Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve”.
“Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë. Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!”, ka shkruar Krasniqi