Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot para kryetarëve të bashkisë së ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se ka shumë profile false në rrjetet sociale, të cilat thonë se në Shqipëri nuk ka ardhur njeri.
Sistemet tona të sigurisë kibernetike, tha Rama, kanë ndezur dritën e kuqe për këtë.
“Ka një sulm të organizuare për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare.
Të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Natyrisht që faktet janë në terren.
Ky sulm i organizuar vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Janë shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, u shpreh kryeministri.
Pjesë e këtij sulmi -tha Rama- është edhe një përpjekje e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.
“Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri”, tha Rama.
“Vjet u surprizuam pozitivisht nga italianët, italianet deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje të turistëve turq, polakët 74%, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor.
Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë lejë për ulje të avionëve chareter, sepse nuk ka vend në 24 orë. Për tu ulur me charter në Tiranë duhet të prenotosh 3 ditë më parë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ose 25% më shumë se vjet”, tha Rama.
“Vjet u surprizuam pozitivisht nga italianët, italianet deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq 61%, polakët 74%, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor.
Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë lejë për ulje të avionëve chareter, sepse nuk ka vend në 24 orë. Për tu ulur me charter në Tiranë duhet të prenotosh 3 ditë më parë”, deklaroi kreu i qeverisë, i cili theksoi se po punohet për zgjerimin e aeroportit./OraNews/