Ramadani tregon dy goditjet ndaj Kosovës nga lufta hibride ruso-serbe

by Nexhat

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka treguar se cilat janë goditjet ndaj Kosovës nga Lufta Hibride ruso-serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përmendur edhe parullën e famshme të Vetëvendosjes “Kosova u shkatërrua për 20 vjet

“Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Dy goditjet thelbësore ndaj Kosovës nga Lufta Hibride ruso-serbe!

1. Fitorja e parë e Luftës Hibride ruse e serbe ishte Raporti i Dick Marty-t.

Shtrembërimi i të vërtetës së Kosovës mbetet objektiv primar i Serbisë në raport me Kosovën dhe i Rusisë në raport me NATOn.

2. Fitorja e dytë ishte përhapja (edhe sot e kësaj dite!) e parullës

“Kosova u shkatërrua për 20 vjet”!

Delegjitimimi i proceseve demokratike dhe zhbërja e besimit të popullit të Kosovës në shtetin tonë demokratik ishte nxitur nga operacione influencuese psikologjike të hartuara në Qendrën e Spiunazhit rus në Nish dhe të realizuara edhe përmes Idiotëve të Dobishëm brenda Kosovës

Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy