Real Madridi ka njoftuar se Luka Modric do të qëndrojë në klub edhe për një vit.
Një ditë pasi e zyrtarizoi transferimin e Kylian Mbappes, kampioni aktual spanjoll dhe evropian e konfirmoi një tjetër yll për edicionin e ardhshëm, .
Klubi madrilen njoftoi se veterani i mesfushës e ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe do të luajë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2025.
Modric po ashtu është konfirmuar si kapiten i ri i Real Madridit
Legjenda kroate ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Madrid dhe dëshiron ta mbyll karrierën në klubin me të cilin fitoi gjithçka dhe ku u bë njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.
