Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor cakton datat, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve dhe nisja e fushatës

by Nexhat

Data 22 korrik është afati i fundit i partive politike për të regjistruar zyrtarisht në KQZ kandidatët e tyre për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Në dokumentin zyrtar të siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, bëhet e ditur po ashtu se fushata zgjedhore është caktuar të nisë zyrtarisht më 27 korrik.

banner

“Partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Koalicionet afat për t’u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik”,  thuhet në njoftim.

Zgjedhjet në Himarë do të zhvillohen më 4 gusht, teksa Partia Socialiste ka konfirmuar se kandidati i saj do të jetë Vangjel Tavon. Nga ana tjetër, PD zyrtare do të përfaqësohet nga Petro Gjikuria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy