Aksidenti në autostradën “Arben Xhaferi”, viktima ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut

by Merita

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në autostradën “Arben Xhaferi”, e ku vdiq një person. Sipas policisë, në këtë aksident ka vdekur një shtetas i Maqedonisë së Veriut, teksa të përfshira kanë qenë dy vetura me targa të huaja.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.

banner

“Autostrada Arben Xhaferi – Drejtimi Lipjan / 17.07.2024 – 20:40. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy