Alibeaj flet pa doreza: Ja pse u largova nga Grupi Parlametar i PD-së, pikat që më ndajnë me Berishën

by Nexhat

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ëhstë larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën Sali Berishës, nga studio e emisionit “Open” në News24, tha se vendimi për tu larguar nga grupi parlamentar është i qartë dhe “u largova nga grupi që ka për kryetar partie Sali Berishën”

Alibeaj tha se pas vendimit të 11 qershorit, Partia Demokratike është në duart private të Sali Berishës. Deputeti e konsideroi si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit

banner

Ai tha se berishizmi është ajo që drejton tashmë PD. “U largova për koherencë qëndrimi, nuk bëra betejën duke vrapuar pas vulës apo siglës. Ndarjen me Sali Berishën e kam bërë 12 apo 13 vjet më parë. Në politikë duhet koherencë dhe cipë, dhe pas 11 qershorit, kur Apeli shpalli vendimin e formës së prerë, u mbyll përfundimisht kjo çështja e vulës apo logos. Unë kam mbajtur qëndrimet bazuar në disa vlera, s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë”, tha Alibeaj

Ai tha se e ka ndarë me Sali Berishën dhe berishizmin marrëdhënia që ka mbajtur me drejtësinë, me partnerët që ka mbajtur me partnerët e PD dhe të Shqipërisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy