Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, me të cilën kanë diskutuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Podujeva do të jetë nikoqire për zhvillimin e disa garave sportive në kuadër të këtij kompeticioni,
Në një njoftim nga i pari i Podujevës thuhet se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm dhe se ata si komunë do të jenë në dispozicion për të dhënë mbështetjen e duhur.
“Bashkëpunimi institucional është shumë i rëndësishëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare, prandaj ne si institucione lokale do të jemi në dispozicion të plotë për të ofruar mbështetjen me kapacitetet tona lokale për zhvillimin e suksesshëm të lojërave olimpike në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim