Daçiq i bën publike inicialet e dy personave të arrestuar në Bijelinë, thotë se “ia organizuan transportin vrasësit”

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se janë arrestuar dy persona në Bijelinë të Bosnjë e Hercegovinës për organizimin e transportit nga Presheva në Loznicë të të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar Z.R. (39), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc”, tha Daçiq.

Një kërkim i gjerë është duke u zhvilluar për kapjen e sulmuesit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy