Dy zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë shuarjes së zjarrit në Basilicata.
Ekipi ku ata benin pjese po përpiqej të shuante një zjarr në provincën e Matera, në komunën Nova Siri, rrethi Cozzuolo.
Mediat italiane njoftuan se Giuseppe Lasalata dhe Antonio Martino, janë emrat e viktimave, te cilet ishin të dy 45 vjeç dhe nga Matera.
Kryebashkiaku i zones shpjegoi se të dy kishin ndërhyrë dhe ” donin të shpëtonin një familje, pasi shtëpia ishte në rrezik nga zjarri. Por ata ranë nga një shkëmb dhe u përfshinë nga flakët”.
Dy zjarrfikës humbën jetën duke u përpjekur të shpëtonin një familje në rrezik nga flakët. Ata u sollën si heronj. Vajtojme për humbjen e tyre dhe ndjej dhimbjen e familjeve dhe të familjes së madhe të zjarrfikësve”, shkruan ai në X ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.
Reagime kane pasur edhe zyrtare te tjere ndersa javët e fundit janë të shumta zonat e Italisë ku po zhvillohen zjarre, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta dhe thatësira.