EULEX: Punojmë çdo ditë për të promovuar zbatimin e Rregullave të Mandelës nga autoritetet e Kosovës

by Merita

Sot është Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës.

EULEX-i në Kosovë ka shkruar se Nelson Mandela e ndryshoi shekullin e 20-të dhe ndihmoi në formësimin e shekullit të 21-të me besimin e tij të thellë në barazinë dhe dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore, pavarësisht gjinisë, kombësisë, racës apo statusit.

“Për herë të parë Dita e Mandelës e OKB-së u mbajt më 18 korrik 2010. Angazhimi i tij për drejtësi, të drejta të njeriut dhe liritë themelore ndikojnë në jetën e përditshme të personave të burgosur, ndërsa shërbimet e burgjeve në mbarë globin inkurajohen që t’u përmbahen Rregullave Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve, të njohura si “Rregullat Nelson Mandela” për ta nderuar trashëgiminë e tij”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Tutje, thotë se “në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i në Kosovë punon çdo ditë për ta promovuar zbatimin e Rregullave Nelson Mandela nga autoritetet e Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy