Eurodeputetja me kërkesë të vecantë në PE: Na sillni një prift… të largojë djajtë nga salla!

by Merita

Mes ironise, sarkazmes dhe realitetit, nje eurodeputete kërkoi që në sallë të vinte një prift për të shenjtëruar Parlamentin Evropian dhe për ta pastruar atë nga “djajtë”.

Diana Șoșoacă, kryetarja e partisë rumune SOS Romania, u zgjodh kohët e fundit në mandatin e saj të parë si eurodeputete.

banner

Një ish-anëtare e dhomës së lartë të vendit të saj, ajo fitoi famë në Rumani për qëndrimet e saj kundër emigracionit.

“Ashtu si në parlamentin rumun, këtu djajtë takohen”, u tha Șoșoacă gazetarëve këtë javë.

“Do të sjell një prift për të shenjtëruar kudo që të mundem. Është e drejta ime për fenë, për të shprehur besimin tim fetar”, tha ajo.

Șoșoacă, e cila veshi kostumin popullor tradicional rumun në ditën e saj të parë në Parlament, shtoi se ajo solli mirrë, një rrëshirë aromatike dhe ikonën e Shën Paraskevisë në godinë dhe “qëndrimi i të gjithëve ndryshoi menjëherë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy