Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Gërvalla tha se me Hovenierin folën për aktualitetin politik në Kosovës dhe pritjet e qytetarëve për mbështetje të fortë të aleatëve në reformat e rëndësishme drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve të demokracisë.
“Theksova nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale dhe globale. Takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike”, shkroi Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se me Hovenierin folën edhe për mbështetjen drejt forcimit të shtetit në luftën kundër krimi dhe korrupsionit, reformave, sipas saj të thella në fusha si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike.