I dhuroi Spanjës titullin e kampionit, Oyarzabal, hero apo tradhëtar?

by Merita

Heroi i papritur i finales së Evropianit në Gjermani ishte Mikel Oyarzabal, i cili katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt vulosi fatin e ndeshjes dhe i siguroi Spanjës titullin kampion. Megjithatë, jo të gjithë në Spanjë e panë golin e tij si një akt heroik.

Oyarzabal ka lindur në qytetin e vogël Elorri, që ndodhet në pjesën lindore të rajonit bask, i cili ka rreth 7000 banorë, dhe ku jeton nëna e tij edhe sot e kësaj dite.

banner

Ajo nuk lejohet të dalë nga shtëpia, sepse djali i saj është cilësuar si tradhtar në qytet, pasi ata nuk e shohin Spanjën si shtetin e tyre.

Në një ndërtesë të qytetit u vendos një pankartë në të cilën u shkruan emrat Merino dhe Oyarzabal dhe ata u quajtën tradhtarë të rajonit bask, sepse ata luajnë për kombëtaren spanjolle, gjë që është qartësisht e pafalshme për ta.

Për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, askush nuk e hoqi pankartën edhe 24 orë pas shfaqjes së tij.

“Banorët nuk duan të komentojnë grafitin dhe pankartën kur i pyet. Jo vetëm që nuk e dënojnë mesazhin, madje disa e justifikojnë duke thënë se futbollistët janë tradhtarë. Ka pasur vetëm disa përjashtime, të cilët nuk e bëjnë këtë. Shumica prej tyre refuzojnë të flasin, madje nuk duan të ndalojnë”, raporton një gazetar i gazetës “OK Diario”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy