Idrizi: Të shfuqizohet ligji absurd i luftës me Greqinë

by Nexhat

Kreu grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” Shpëtim Idrizi i propozoi sot Kuvendit miratimin e projektdeklaratës “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.

Në këtë projektdeklaratë i kërkohet Këshillit të Ministrave të bëjë çdo përpjekje me qeverinë e Greqisë për shfuqizimin e Ligjit të Luftës nga Greqia dhe pasojat juridike që burojnë nga ky ligj

Idrizi u shpreh se ligji në fjalë është absurd. “Greqia mban me ne ligj lufte, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe ndërkohë nga krahu tjetër kemi Traktat Miqësie”, tha ai.

“Pr/deklarata i kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që, në vijim të kontributeve të konfirmuara të politikës sonë të jashtme për fqinjësi të mirë, për paqe dhe për siguri, të mbajë të informuar rregullisht Kuvendin e Shqipërisë dhe partnerët tanë euroatlantikë NATO dhe BE për përpjekjet sistematike të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Greqisë, për zgjidhjen e kësaj çështjeje të bartur nga e kaluara”, theksoi Idrizi.

Në pr/deklaratë thuhet se, “Kuvendi i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Greqinë, si dhe vullnetin e dyanshëm për t’i përmirësuar e thelluar, vëren se, ndryshe nga fryma e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ”, si dhe nga vullneti politik i dyanshëm i shprehur në mënyrë të përsëritur, Ligji i Luftës Nr.2636/40,mbetet ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efektet negative që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte”.

Projekdeklarata detyron Kuvendin të ftojë Parlamentin e Republikës së Greqisë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së tyre për jetësimin e vullnetit politik të shprehur më shumë se një herë nga ministrat e Jashtëm të Republikës së Greqisë për abrogimin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, dhe në këtë frymë pozitive të marrin në konsideratë e të miratojnë çdo instrument ligjor që do t’i shërbente korrigjimit të kësaj situate që nuk përputhet me realitetet e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi

Gjithashtu, projektdeklarata kërkon që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të kërkojë nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë të bëjë çdo përpjekje me qeverinë e Greqisë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pasojat juridike që burojnë nga ky ligj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy