KMDLNj: Me arrestimet e shpeshta, Serbia po e shantazhon Kosovën

by Merita

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se me arrestimet e shpeshta Serbia po e shantazhon Kosovën.

Me urdhërarrest të Serbisë, autoritetet maqedonase e arrestuan B. Ramadanin, ish – ushtar i UÇK-së dhe sigurisht se do të kërkojnë ekstradimin e tij. Kohëve të fundit Serbia ka arrestuar shqiptarë duke i akuzuar se janë ish – ushtarë të UÇK, i mbanë për një kohë në paraburgim kurse disa prej tyre edhe janë dënuar. Shpeshtimi i rasteve të arrestimit po bëhet si hakmarrje për arrestimin e serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Arrestimi i djeshëm i B. Ramadanit në Maqedoni të Veriut nuk ishte rasti i parë dhe, deri më tani asnjë shqiptar i arrestuar nuk është ekstraduar në Serbi sikur që as Ramadani nuk do te ekstradohet”, thuhej në reagim.

banner

“Më herët kishin qarkulluar në opinion disa lista me ish – ushtarë të UÇK -së por se tani thuaja askush që ka qenë në luftë apo që e ka përkrahur luftën nuk ka siguri nëse udhëton nëpër Serbi prandaj KMDLNj-ë publikisht ka kërkuar t’i shmangin ato rrugë. Tash po del se ato lista janë përcjellur në Interpol andaj edhe po arrestohen siç ishte rasti i B. Ramadanit. Më parë në bazë të fletëarresteve nga Serbia ishin ndaluar – arrestuar kryeministrat Haradinaj dhe Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, aktivistë sindikalë, politikë etj”, thuhej më tej.

KMDLNj shpreson se Ramadani do të lirohet shpejtë por se kjo nuk është zgjidhje deri sa janë ato lista që kërcënojnë çdo ish – ushtar të UÇK – së apo person që Serbia kërkon arrestimin e tij. Kosova, në pamundësi të jetë pjesë e Interpolit, e ka të vështirë që të sigurojë informata prandaj, në vend të veprimeve parandaluese, kryesisht po merret me pasoja. Këto janë vendime arbitrare, me prapavijë dhe qëllime politike me sunim që të bëhet trysni te pala kosovare për lirimin e serbëve të arrestuar!”

KMDLNj ka shtuar se “shteti i Kosovës duhet të angazhohet maksimalisht për të siguruar mbrojtje ligjore për të arrestuarit sikur edhe përkrahje të plotë për familjarët e të arrestuarve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy