Kurti në hapjen e Seminarit të Mësimdhënësve të Mërgatës: Gjuha shqipe, thelbësore për kombin tonë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 17-të të Mësimdhënësve të Mërgatës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit të mësimdhënësve në mësimin e gjuhës amtare dhe të njohurive mbi kulturën tonë te fëmijët e diasporës.

banner

Kurti është shprehur se gjuha shqipe është thelbësore për kombin tonë dhe tha se ajo nuk është thjesht mjet komunikimi mes nesh, por është koncentrimi i qenies shqiptare.

“Gjuha shqipe është thelbësore për kombin tonë. Ajo nuk është thjesht mjet komunikimi mes nesh, por është koncentrimi i qenies shqiptare. Shqipja i dallon shqiptarët si pjesë e botës dhe ata me gjuhën shqipe e ndërtojnë botën, kudo që janë. Prandaj, ju të dashur arsimtarë, jeni misionarët e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në botë”, u shpreh ai.

Kryeministri gjithashtu ka vlerësuar rolin e mësimdhënësve të mërgatës, duke thëën se s’është më i pakët nga ai i rilindasve tanë para më shumë sesa një shekulli.

“Roli juaj sot nuk është më i pakët nga ai i rilindasve tanë para më shumë sesa një shekulli. Nëse rilindësit zhvilluan shkrimin shqip dhe hodhën farat dhe ndihmuan që të çelnin sythat e parë të kulturës sonë kombëtare në diasporën e atëhershme, dhe më pas e sollën atë që të lulëzonte në atdhe, ju me anë të veprimtarive, sikurse kjo e sotmja, përgatiteni më mirë për të përcjellë filiza të shqiptarisë në dhe të huaj që edhe aty të gjallojë kultura shqiptare, krahas kulturave vendase”.

“Ky është një proces dialektik, diasporë-atdhe-diasporë, që do të jetë shumë i rëndësishëm edhe gjatë shekullit tonë të globalizimeve, integrimeve politike dhe afirmimit të kulturave kombëtare”, është shprehur Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy