Ky është taksisti që u arrestua se e transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

by Nexhat

Në Loznicë të Serbisë një person ka vrarë një polic dhe e ka plagosur një tjetër.

Për këtë është arrestuar, taksisti Mithat Hadziç i cili ka transportuar personin e dyshuar.

banner

Siç ka raportuar  Sandzak Danas banorët e Tutinit janë shprehur të tronditur nga lajmi se bashkëqytetari i tyre Mithat Haxhiq ka transportuar të dyshuarin për vrasjen e policit. Ata që e njohin thonë se nuk dukej si kriminel, por e vetmja e keqe që kanë dëgjuar për të ishte se transportonte emigrantë nga Tutini drejt pikave kufitare.

“Nuk dukej si një kriminel, e vetmja gjë e keqe që kemi dëgjuar për të është se transportonte migrantë nga Tutini në pikën kufitare,” ka thënë njëri nga banorët.

“Mendoj se ishte vetëm në vendin e gabuar, megjithatë hetimi do të tregojë nëse ishte i përfshirë. Sipas asaj që ne e njohim, mendoj se nuk e dinte. Me siguri donte të fitonte para, taksistët këtu shpesh bëjnë udhëtime të gjata. Ato udhëtime kushtojnë disa qindra euro”, vazhdon rrëfimi i këtij qytetari që e përcjellin mediat serbe.

Për këtë rast në Serbi si të dyshuar fillimisht e kanë përmendur Artan Hajrizin pasi dokumente të tij janë gjerur në vendngjarje. Më pas si i dyshuar është apostrofuar Faton Hajrizi.

Ky i fundit është i arratisur nga njëri prej burgjeve ku ndodhej në Kosovë dhe po kërkohet nga autoritetet e Kosovës.

Ndërkohë, ka pasur tentativë që vrasja e policit serb të politizohet nga Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë.

Të enjten, në emisionin “Pressing” të T7, është lajmëruar përmes telefonit Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit i cili e ka pranuar që vëllai i tij ka qenë në vendin ku banon dhe ia ka marrë dokumentet derisa ka mohuar çfarëdo  përfshirje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy