LAJMI I FUNDIT: Artan Hajrizi dyshohet se ia ka dërguar me postë pasaportën Fatonit

by Nexhat

Mbrëmë pas mesnatës, raportohet se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë.

I dyshuar për këtë rast fillimisht ishte shtetasi i Kosovës Artan Hajrizi, pasi në vend të ngjarjes u gjet pasaporta e tij.

banner

Mirëpo, më vonë u kuptua se Artani ishte në Gjermani dhe se pasaportën e tij e kishte në pronësi Fatoni, vëllai i tij.

Për Kosova Today në Klan Kosova, Artani tha se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën kur ka qenë në vizitë te ai pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës rreth dy javë më parë.

Mirëpo,sipas Klan Kosova ka mësuar nga burimet se në fakt, Fatoni pasaportën e vëllait të tij e ka pranuar me postë, dhe jo siç ka deklaruar Artani se dokumentet personale i janë vjedhur nga vëllai.

Njëjtë është shprehur edhe babai i Artanit dhe Fatonit, Mustafë Hajrizi. Për “Nacionale”, ai e ka dhënë versionin e Artanit se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën atij. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy