Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer.
Duke publikuar një fotografi të shtrëngimit të duarve dhe të buzëqeshur, Osmani shkroi në Instagram: Faleminderit për mikpritjen në Blenheim Palace, kryeministër Starmer”.
Osmani ka udhëtuar drejt Britanisë për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
E para e shtetit të Kosovës do t’iu bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anembanë Evropës.