104
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten lokalisht vranësira konvektive, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.
Reshjet apo stuhitë më të përqëndruara priten në jug dhe juglindje të vendit.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme, qe në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 20 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.