MPB e Maqedonisë së Veriut deklarohet për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së

by Nexhat

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar për Tëvë1 rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit nga Ferizaj.

Sipas tyre, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar, Blerim Ramadanin bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

banner

Tutje thuhet se Ramadani i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SVR për procedura të mëtutjeshme.

“Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë rrugës për në vend, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë B.R (47) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se në evidencën zyrtare ka pasur. masë “arrest”, me kërkesë të Interpol Serbisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SVR Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në përgjigjen e tyre për Tëvë1.

Kujtojmë se, ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Nga MPJD kanë thënë se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy